Para dyzet vjetësh një burrë u ngrit në këmbë dhe të gjithë bërtitën. Një dado, që e mbronte veten nga sulmi, e kishte goditur me thikë.
Ai u shtri në gjendje të palëvizshme, në sfond, derisa ajo fliste me fëmijët për të cilët kujdesej. Ajo mendoi se ai vdiq. Më pastaj ai u ngrit – jo duke u mbështetur në duar, por duke u rrotulluar në bel, në nëntëdhjetë shkallë. Ai ishte shumë i keq dhe shumë i gjallë.
Dadoja ishte Laurie Strode (Jamie Lee Curtis), e pamposhtur dhe e guximshme. Burri ishte Michael Myers (Nick Castle). Filmi natyrisht ishte “Halloween” i John Carpenter, i realizuar me buxhet të ulët, por që përfitoi gati shtatë milionë dollarë.
Një sukses i tillë nuk mund të kalonte pa u shtyrë përpara dhe pasoi me një zinxhir vazhdimesh, ripërpunimesh, shumica prej të cilave goxha të dobëta. E tani, për ta shënuar përvjetorin e origjinalit, është edhe një tjetër “Halloween”, me të cilin regjisori David Gordon Gree është i përcaktuar ta bëjë një fillim të ri. Laurie fatmirësisht është ende me ne (luhet ende nga Curtis), sado që traumat dhe koha nuk kanë qenë të mira me të... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)