Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Grupi KOHA me mirënjohje nga BKK “Pjetër Bogdani”

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ka nisur shënimi i edicionit të 15-të të “Javës së Bibliotekës”.

Për këtë vit, temë kryesore është “E drejta e autorit”. Me këtë rast, drejtuesit e Bibliotekës, ndanë edhe disa mirënjohje për familjen Mekuli, disa studentë të degës së Antropologjisë, si dhe për Grupin KOHA, që javë më parë, kishte dhuruar mbi 13 mijë ekzemplarë dhe rreth 700 tituj Bibliotekës Kombëtare.

Me të përfunduar ceremonia, u hap edhe ekspozita e autores dhe politikanes “Musine Kokalari”.

Gjatë kësaj jave, Biblioteka Kombëtare do të ketë një mori aktivitetesh , si dhe do të ketë ligjërata të shumta nga profesorë amerikanë që do të diskutojnë për temën e së drejtës së autorit.