Drejtuesit e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” e kanë shfrytëzuar edhe përvjetorin e 73-të të këtij institucioni për të kërkuar vëmendje nga shteti sa i përket ruajtjes së fondit bibliotekar. Kanë kërkuar që të intervenohet në objektin e këtij institucioni në mënyrë që materiali bibliotekar të mos rrezikohet nga lagështia, siç ndodh tani në bodrumet e BKK-së.
Kjo thirrje ka shoqëruar një sërë aktivitetesh me rastin e “Ditës së Bibliotekës” dhe “Ditës Kombëtare për Vetëdijesimin për Bibliotekat në Kosovë”, si ekspozita “In Memoriam At Zef Pllumi”, përurimi i Bibliotekës personale të Esad Mekulit brenda BKK-së, hapja e ekspozitës “Biblioteka personale e Krist Malokit” e ngjarje të tjera. Kësisoj, BKK-ja i ka ofruar publikut thesare të kulturës shqiptare, por jo vetëm kaq. Ka shpërndarë libra edhe në disa biblioteka komunale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ngjarjen që ka nisur në hollin e BKK-së, drejtori i këtij institucioni, Fazli Gajraku, ka thënë se në saje të ekzemplarëve të detyrueshëm, fondusi sivjet është pasuruar me 860 tituj të rinj e brenda vitit ka përfituar si dhuratë rreth 6.000 ekzemplarë të materialeve bibliotekare. Ka thënë se pos një kalendari të pasur kulturor, BKK-ja më 2017 ia ka dalë të blejë mbi 1.000 tituj...(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.