Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Green Book” në ShBA-në e përplasjeve racore

Ka shumë çaste lumturie që do të mundë të ishin në filmin e ri të Peter Farrelly, “Green Book”, ndoshta jo befasi e madhe kur kujtojmë filmat e tij të mëparshëm, nga “Dumb and Dumper”, në “There’s Something About Mary” deri tek ribërja e nënvlerësuar “Fever Pitch” e tek “The Heartbrake Kid”.

Por është tronditje më e madhe duke pasur parasysh se materiali e kufizon atë dhe e bën të ketë qasje më serioze se zakonisht, pasi që kësaj radhe ka të bëjë me një ngjarje të vërtetë, e cila flet për miqësinë e pianistit të njohur Donald Shirley dhe shoferit të tij, Tony Lip.

Është viti 1962 dhe Tony (Viggo Mortensen) ka nevojë për punë pasi që klubi ku ai punonte është në rinovim, e në anën tjetër Donaldi (Mahershala Ali) ka nevojë për një shofer që ta dërgojë në jug për turneun e tij të radhës.

Ai është i vetëdijshëm për problemet në të cilat mund të hasë në lokacione të ndryshme për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe kërkon dikë që mund të kryejë punën edhe të shoferit, por edhe ta mbrojë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm