Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gratë nga shoqata “Drugëza” e Skenderajt ruajnë traditën e veshjeve

Janë të reja në moshë, por kanë një përkushtim të madh në ruajtjen e detajeve të këtyre veshjeve tradicionale.

Ato vullnetarisht janë bërë pjesë e shoqatës “Drugëza” në Skenderaj.

Hana Zabeli, themeluese e shoqatës, pasionin për këto veshje ka trashëguar nga nëna.

Zanatin e disa pjesë të vekut i ka marrë prej saj, raporton “Express” i KTV-së.

“Drugëza”, me të cilën bëhet endja e perit, mbeti një nga kujtimet më të çmuara që Hana Zabeli ka nga nëna.

Edhe “Drugëza” që e riktheu vegun në shërbim të ruajtjes së traditës Kulturë “Drugëza” që e riktheu vegun në shërbim të ruajtjes së traditës

Andaj, ajo nuk e pati të vështirë vënien e emrit të shoqatës që sot numëron 70 gra.

Shoqata që gjendet në Qendrën e Kulturës në Skenderaj, është bërë adresë që pret edhe punime të tjera të grave shqiptare.