Në shtëpinë e familjes Zeqa, çdo gjë lidhet me art. Duke filluar nga detajet e enterierit për të cilat është përkujdesur vetë çifti i ri, deri te pikturat që e kanë shndërruar këtë hapësirë familjare në galeri.
Diellza Carrabregu-Zeqa dhe Armend Zeqa, përveç jetës bashkëshortore, ndajnë profesionin dhe pasionin e njëjtë.
Të ndryshëm në stilet artistike që aplikojnë, dy piktorët e rinj janë këshillues e kritikë të artit për njëri-tjetrin.
Gjatë izolimit, shtëpinë e tyre e kanë shndërruar në atelie. Kjo kohë pandemie për ta ka qenë inspiruese.
E rritur rreth brushave e ngjyrave, Nila 3 vjeçe që tani gëzon interes e dëshirë për të pikturuar.
Edhe
Piktorja që synon ta ekspozojë traditën shqiptare në galeritë e Evropës
Por, Nila nuk ka qenë artistja e vetme e familjes që ka realizuar piktura gjatë kësaj kohe.
Në punët e tyre të fundit, Diellza dhe Armendi e kanë paraqitur kohën e koronavirusit në stile e këndvështrime të ndryshme.
Përveç pikturimit, Diellzën dhe Armendin i bashkon edhe profesioni.
Dy profesorët e artit janë përkujdesur që gjatë kësaj kohe ta bëjnë lëndën e tyre sa më atraktive për nxënësit.
Edhe
Qëndisja lidh traditën me forma të reja të artit
Të gërshetuara mes stileve e kohërave të ndryshme, pikturat e Diellzës karakterizohen me portrete grash.
Ndryshe nga bashkëshortja e tij, piktura më e re e Armendit është falënderim për mjekët dhe punën e tyre.