Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Njihemi me Amarën, talente e re në pikturë

Arti është një shprehje e mrekullueshme e krijimtarisë njerëzore. Ai lejon të komunikojmë dhe eksplorojmë ide, shpreh diversitet, inkurajon të menduarit kritik dhe na fton të shohim botën me një sy ndryshe. Përmes pikturave, skulpturave, muzikës, kërcimit apo ndonjë forme tjetër, arti ushqen mendjet tona dhe pasuron jetën tonë.

Një adhuruese shumë e madhe e artit është Amara Zogaj. Ajo është 14- vjeçare dhe ka përzgjedhur pikturën si formën e saj më të preferuar të artit. Që në moshë shumë të hershme, ishte e qartë se Amara posedonte një talent për pikturën. Përmes ngjyrave ajo shndërron jetën reale në vepra arti.

Pasioni i Amarës për pikturën vazhdoi të rritej akoma më shumë me kalimin e viteve. Përmes pikturave që realizon, ajo shfaq idetë, imagjinatën dhe kreativitetin e saj. Secila nga pikturat e saj është e veçantë nga tjetra dhe paraqet segmente të ndryshme të jetës.

Këtë vit Amara ka marrë pjesë në ekspozitën e shkollës ku ajo vijon mësimet, “Mihal Grameno”. Në këtë ekspozitë, ajo ka pasur mundësi të shpalosë artin e saj para audiencës, të cilët janë mrekulluar me talentin e saj. Mirëpo më shumë rreth kësaj përvoje dhe pasionit për pikturën, na ka treguar vetë Amara.

Përmes artit të saj, Amara na kujton të gjithëve të shohim bukurinë që na rrethon. Gjithashtu pikturat e saj tregojnë fuqinë që ka arti për të na bërë të ndihemi mirë dhe të shfaqim krijimtarinë që kemi të gjithë.

Rruga e Amarës në fushën e pikturës sapo ka filluar dhe talenti i saj tregon më së miri se sa premtuese është ajo për të ardhmen