Qëkur u lind, Mahdia Hosseiniit i bëhej me dije “pavlefshmëria” e saj. Ajo u lind në një familje afgane refugjate që jetonte në Iran, ku u përball me një “betejë të përhershme psikologjike dhe intelektuale”, siç e përshkruan vetë ajo. Shokët e klasës e ngacmonin, zyrtarët e diskriminonin, tregtarët nuk donin as t’ia shisnin një SIM-kartelë të lirë.
Për faktin se është grua, ajo gjithashtu ka vuajtur në bashkësinë e saj. “Një grua afgane ka shumë për të thënë, por nuk ka mësuar të flasë", shkruante më vonë në një artikull. “Vetëm meshkujt lejohen të bërtasin, të godasin dhe të jenë të padurueshëm”, shkruan sot Koha Ditore.
Mahdia i shkroi këto fjalë në “Migratory Birds” (Zogjtë migrues), një gazetë shumëgjuhëshe e themeluar nga refugjatët nëpër kampe dhe Mahdia është kryeredaktore e gazetës. “A nuk mendoni se është koha për të thyer të gjitha ato barriera që kanë kufizuar jetën time?", pyet ajo në një artikull. Gazeta e saj është prova se ajo po e bën këtë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Shitja e fëmijëve për të mbijetuar: Afganët detyrohen të marrin vendime të vështira
-
“Ai do të më thërrasë nënë”: Rrëfimi i gruas nga Gaza që po rrit një jetim
-
Burrat refugjatë stigmatizohen në të gjithë Evropën: Kjo na dhemb
-
Shfrytëzim seksual i grave në Gazë në këmbim të ushqimit
-
Pasiguria e refugjatëve afganë në Iran në kohë lufte