Për çdo ditë konsumohen, por shumë pak promovohen e dokumentohen, edhe pse janë trashëguar nga brezat e hershëm deri në ditët e sotme. Për këtë shkak konsiderohen edhe si identiteti i fshehur i Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.
Fakti që gatimet e Prizrenit kanë qenë të pavlerësuara sa duhet në kuptimin e trashëgimisë ka shtyrë dashamirin e kulturës vendore, Jeton Jagxhiu, që ta hulumtojë këtë aspekt të kulturës së qytetit të vjetër.
“Gatimet mbesin forma më autentike dhe e pandryshuar e kujtesës kolektive të një vendi dhe mënyra më e saktë për zbulimin e kulturës së një qyteti”, ka thënë Jagxhiu.
Para publikut prizrenas ai ka prezantuar hulumtimin e tij mbi gatimet e Prizrenit dhe ndërlidhjen e tyre me identitetin e qytetit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.