Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi në takimin me drejtorin e QKK-se, Arben Zharku shprehu përkushtimin e Ministrisë në mbështetjen edhe më të madhe ndaj kinematografisë vendore.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për gjendjen aktuale të kinematografisë, hartimin e ligjit të ri të kinematografisë bashkë edhe me lehtësirat financiare.
“Gashi uroi për sukseset ndërkombëtare që po i sjell filmi Kosovës dhe u zotua që rritja buxhetore ndaj Qendrës Kinematografike këtë vit të jetë 1 milion euro, buxhet i cili pritet të ketë rritje edhe më shumë në vitet në vijim”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Në takim u diskutua gjithashtu edhe për hapat e mëtutjeshëm që duhet t’i bëjë Kosova që sa më parë të bëhet pjesë e programit Media pas anëtarësimit në Evropën Kreative.
-
Ministri Gashi premton rritje të buxhetit të Qendrës Kinematografike të Kosovës
-
QKK-ja ka mbi një milion euro detyrime ndaj filmbërësve
-
Qendra Kinematografike me mbi një milion euro borxhe për dy vjet
-
Ministri i Kulturës e veçon si sukses rritjen e buxhetit për kinematografi
-
Gashi e cilëson DokuFest-in ngjarjen më të madhe kulturore në vend