Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gashi “arsyeton” numrin më të lartë të vizitave jashtë vendit se në ngjarjet kulturore në Kosovë

I kritikuar se sa ishte ministër i Kulturës për herë të parë një aktivitet kulturor kishte ndjekur jashtë vendit dhe atë Festivalin e Filmit në Berlin, Kujtim Gashi i Partisë Demokratike të Kosovës është munduar të arsyetojë mungesën e vizitave të tij në ngjarjet kulturore brenda vendit.

Ai ka thënë, në kuadër të shpalosjes së programit të PDK-së në debatin në Kohavision, se vizitat nuk ka pasur dëshirë t’i bënte në cilësinë e ministrit.

“Unë në Teatrin e Prizrenit kam shkuar shpesh dhe shkoj shpesh. Por kjo nuk nënkupton që opinioni publik e di pse unë shkoj aty. Unë shkoj si qytetar i thjeshtë. S’marr obligime që të gjithë ta dinë që shkoj në teatër”, ka thënë ai në kuadër të shpalosjes së programit të PDK-së për Kulturën.

Për kritikat se më shumë ka zhvilluar vizita jashtë vendit, Gashi ka thënë se “përfaqësimi i Kosovës përmes ministrit, zëvendësministrave e zyrtarëve të tjerë ka domethënie më të madhe se tregon mbështetjen e shtetit për një ngjarje që po ndodh”.