Vizitorët në zyrën e kryeministrit dhe në atë të ministrit të Kulturës, mund të shohin vepra të rralla të artit pamor.
Plot 20 vepra që i takojnë fondit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, gjenden në zyrat e këtyre institucioneve, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo praktikë ka vite që aplikohet, por muajin që shkoi, me kërkesën e ministres së Kulturës në detyrë, Vlora Dumoshi, nga GKK-ja në zyrat e saj janë zhvendosur 12 vepra, ndër to edhe njëra prej pikturave më të njohura të artistit Muslim Mulliqi, “Hamalli”.
Përderisa Galeria Kombëtare e Kosovës shpërndan një udhëzues për kushtet në të cilat duhet të mbahen veprat, ata që merren me punime artistike e edhe ekspertët e konservimit, dyshojnë se institucionet të cilave u huazohen veprat, mund t’i përmbushin kriteret. E në letër ato janë strikte.
Sipas drejtoreshës së GKK-së, Arta Agani, kur ky institucion do të ketë hapësira për hapjen e një ekspozite të përhershme, të gjitha veprat do të mblidhen. Sipas të dhënave të GKK-së, 8 vepra janë në shfrytëzim me mundësi vazhdimi, e 12 për ekspozim të përkohshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ekspozita e Galerisë – alarm për veprat, thirrje për statusin e artistit
-
Veprat e “Grandit” drejt Galerisë që s’ka kushte as për koleksionin e vet
-
Galeria Kombëtare e Kosovës me Këshill të ri e në pritje të drejtorit
-
Galeria me 10-të ekspozita në vitin e rikthimit në objektin e rinovuar, sonte në “Express”
-
Galeria Kombëtare – “Qafa”, hap thirrjen për programin e vitit 2026