Familjarë, miq, akademikë, personalitete nga politika dhe shkenca shqiptare të premten në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë janë bërë tok për t’i bërë homazhe akademik Kolec Topallit. Ai vdiq të enjten në moshën 80-vjeçare. Homazhet, pak orë para se t’i jepej lamtumira e fundit, u bënë në institucionin, anëtar i të cilit ishte që prej vitit 2008, shkruan sot Koha Ditore.
Pas homazheve disa prej të pranishmëve dhanë vlerësime maksimale për njërin prej albanologëve më të shquar shqiptarë. Në mesin e atyre që e kujtuan ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që akademik Topallin e kishte bashkëpunetor gjatë periudhës që ka drejtuar Presidencën e Shqipërisë në vitet 1992-1997.
Studiues të pasionuar e njeri shumë fisnik e ka cilësuar Topallin studiuesja Anila Omari.
“Ishte i gatshëm të ndihmonte këdo me shpjegime për çështje të ndryshme të historisë së gjuhës shqipe, së cilës ia kishte kushtuar gjithë jetën dhe e njihte deri në hollësitë më të imta të dukurive që kishin ndodhur në shqipe gjatë kohërave”, ka thënë Omari...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)