Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Një institucion më vete

Disa vjet më parë, kur pati dalë nga shtypi “Gramatika historike e gjuhës shqipe”, gjithë ai vëllim, pata marrë të shkruaja një recension për ta lexuar në promovimin e këtij libri në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Tek po dilja nga fakulteti një ditë, me librin në duar – se gjithë ai libër është zor të mbahet me një dorë – disa kalimtarë rasti morën të më tallnin: “Hej, kush do ta lexojë gjithë atë libër?” U thashë se pyetja që do të duhej ta bënin do të ishte: “Kush e ka shkruar gjithë atë libër?”.

Është një nga ata libra që rëndom do të duhej shkruar nga ekipe të tëra ekspertësh, por që është shkruar vetëm nga një njeri i vetëm. Hajde qe, të themi se e ka shkruar një njeri i vetëm, por kjo do të duhej të kishte qenë vepra e tij jetësore. Apo jo? Jo, në rastin tonë ai libër është vetëm njëra nga tri veprat madhore, të përmasave të tilla institucionale të një individi të vetëm dhe kjo, vetëm në më pak se gjysmën e kohës së jetës së tij krijuese.

Kjo është trashëgimia e një njeriu: e Kolec Topallit.

Kolec Topalli ishte historiani më i mirë i gjuhës në Shqipëri, i disa dekadave të fundit. Ndonëse shkrimet e para studimore i ka realizuar që në vitet shtatëdhjetë, si tridhjetë e ca vjeç, të publikojë me intensitet të plotë ka mundur vetëm pas rënies së monizmit. Në monizëm nuk mund të botonte...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)