Kanë thënë një herë se pas çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh – por jo Balzaku, të cilit shumica ia kanë atribuuar këtë shprehje.
Pasuria e grumbulluar nga Cookie (John Magaro) dhe King-Lu (Orion Lee), partnerë në mesin e shekullit XIX për gatesa tradicionale brenda territorit Oregon, është një shembull modest: një thes i mbushur me guaska, monedha të prera dhe letra me vlerë.
Krimi që u sjell atyre gjithë këtë bujari është i lehtë. Gjatë natës, dy miqtë shkojnë fshehurazi në një stallë lopësh afër dhe mjelin lopët e dikujt tjetër. (King-Lu bën roje nga një pemë, gjersa Cookie mbush kovat).
Një alegori e ekonomisë dhe politikës, me këndvështrime të brendshme të mprehta të ofertës, kërkesës, pamjaftueshmërisë e enigmave të tjera të tregut. Filmi, po ashtu, me entuziazëm u është përshtatur detajeve të historisë, njerëzores dhe natyrës.
Madje edhe balta ka pamje para-industriale, baltë kufitare dhe e shumëllojshme, një asortiment multikulturor i tregtarëve, kurthvënësve dhe persekutorëve që e gjejnë veten e tyre të spërkatur nga ajo që shihet e barabartë e paprekur nga moderniteti. “Historia nuk ka arritur këtu akoma”, thotë King-Lu. Por në të njëjtën kohë, qytetarët e kësaj gjysmë-xhungle janë të njohur; njerëz me dëshira dhe teke nga çdo kënd i botës, të drejtuar nga ambicia dhe dëshira, të aftë për hakmarrje të egër dhe butësi engjëllore, me historinë që ngjitet nëpër rrobat e tyre si një gërvimë. Por, kështu jemi ne... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)