Filmi “Klithma”, i cili trajton përdhunimet e burrave shqiptarë nga forcat serbe po vazhdon triumfet. Të shtunën drejtori i fotografisë, Almir Gjikolli, është shpërblyer me çmimin “Best Cinematography” në konkurrencën e filmave të shkurtër, të cilin e ndan çdo vit Asociacioni i Kinematografëve të Bosnjë-Hercegovinës. Gjikolli ka rrëmbyer çmimin si kinematografi më i mirë edhe në kategorinë e filmave të gjatë me filmin “Pun Mjesc”.
Subjekti i filmit 27-minutësh, “Klithma”, sjell një dramë familjare ku trauma e përdhunimit seksual endet si fantazmë edhe pas përfundimit të luftës. Mes tabuve dhe një mjedisi moskuptues trauma e të qenit i përdhunuar gjatë luftës ndikon në sjelljet e Dinit (Hazir Haziri) me gruan e tij, Shpresën (Arjola Demiri), dhe rrethit ku jetojnë. Filmi është produksion i vitit të kaluar dhe premierën e ka pasur në “PriFilmFest” në Prishtinë.
Drejtori i fotografisë së filmit “Klithma”, të cilit i është ndarë Çmimi në Sarajevë, Almir Gjikolli, ka thënë se është i gëzuar për këtë vlerësim të Asociacionit të Kinematografëve të Bosnjë-Hercegovinës.
“Unë kam marrë shumë vlerësime të mira për fotografinë dhe në përgjithësi për filmin ‘Klithma’ nga anëtarët e jurisë”, ka thënë Gjikolli. Ka veçuar deklaratën e regjisorit të njohur boshnjak, Alen Drljeviq, i cili ka qenë anëtar i jurisë… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
“Klithma”, filmi më i mirë i shkurtër në festivalin norvegjez
-
“Klithma” me të parrëfyerën e Kosovës hap dyer të reja për regjisorin
-
Filmi “Klithma” i Korab Lecajt shpërblehet në Mumbai të Indisë
-
“Klithma” e Korab Lecajt selektohet në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare
-
“Everytime” fiton “Zemrën e Sarajevës” për trajtim të dhimbjes dhe zisë