Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Klithma” e Korab Lecajt selektohet në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare

Filmi “Klithma”, në regji të Korab Lecaj, është seleksionuar në tri festivale ndërkombëtare të filmit.

Në javët në vazhdim “Klithma” do të jetë në konkurrencë zyrtare të këtyre festivaleve prestigjioze:

-7th Indian Cine Film Festival, që mbahet nga 8 shtatori 2019 në Mumbai të Indisë e ku marrin pjesë qindra filma nga vende të ndryshme të botës.

-Tirana International Film Festival – TIFF, i cili mbahet 23-29 shtator 2019.

-West Nordic International Film Festival, i cili mbahet në Alesund të Norvegjisë më 24-26 tetor 2019.

Filmi “Klithma”, producent i të cilit është Besar Zahiti, flet për përdhunimin seksual të meshkujve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Edhe “Klithma”, filmi më i mirë i shkurtër në festivalin norvegjez Kulturë “Klithma”, filmi më i mirë i shkurtër në festivalin norvegjez

Rolet kryesore ne film i luajnë: Hazir Haziri, Alban Zogaj, Arbnesha Grabovci Nixha, Kaltrinë Zeneli, Arjola Demiri, Rajmonda Ahmetaj.

Filmi është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.