Filmi “Klithma”, i cili trajton përdhunimet e burrave shqiptarë nga forcat serbe, ka triumfuar në “West Nordic International Film Festival” në Norvegji.
Në festivalin dyditor, i cili ka përfunduar të shtunën, filmi i regjisorit kosovar Korab Lecaj ka marrë Çmimin si filmi më i mirë i shkurtër, shkruan sot “Koha Ditore”. Në edicionin e shtatë të këtij Festivali në garë ishin edhe dy filma shqiptarë, “The Van” i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri dhe “Në mes” i Samir Karahodës. Këtë edicion Festivali ka shfaqur gjithsej 30 filma dokumentarë të shkurtër dhe të animuar.
Subjekti i filmit 27-minutësh, “Klithma”, sjell një dramë familjare ku trauma e përdhunimit seksual endet si fantazmë edhe pas përfundimit të luftës. Mes tabuve dhe një mjedisi moskuptues trauma e të qenit i përdhunuar gjatë luftës ndikon në sjelljet e Dinit (Hazir Haziri) me gruan e tij, Shpresën (Arjola Demiri), dhe rrethit ku jetojnë. Filmi është produksion i vitit të kaluar dhe premierën e ka pasur në “PriFilmFest” në Prishtinë.
Regjisori Korab Lecaj ka thënë se Çmimi si filmi më i mirë i shkurtër ka një domethënie të veçantë për faktin se kanë garuar në mesin e disa filmave nga vende të ndryshme. Lecaj e ka konsideruar një përgjegjësi të madhe shfaqjen e filmit para një audience të huaj, siç ishte ai në Alesund të Norvegjisë.
Ky është çmimi i tretë për filmin “Klithma”. Në shtator të këtij viti ai mori çmimin për montazhin më të mirë në edicionin e shtatë të “Indian Cine Film Festival” një muaj më vonë, atë për skenarin më të mirë për film të shkurtër në edicionin e 12-të të festivalit ndërkombëtar të Anëtar të jurisë në këtë edicion kanë qenë producenti, fotografi dhe gazetari norvegjez Pål Kristian Lindset, dramaturgu dhe skenarist Stefan Uhrik nga Praga dhe regjisorja e njohur norvegjeze Anne Kjersti Bjørn.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
“Klithma” me të parrëfyerën e Kosovës hap dyer të reja për regjisorin
-
Filmi “Klithma” merr çmimin për drejtor të fotografisë në Sarajevë
-
Filmi “Klithma” fiton çmimin kryesor në “West Nordic International”
-
“Klithma” e Korab Lecajt selektohet në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare
-
Korab Lecaj merr çmim për regji në New York