Filmi “Quo Vadis, Aida?” i regjisores Jasmila Zbanic për masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë është shfaqur për herë të parë në Bosnjë të shtunën, në qendrën përkujtimore të qytetit.
Bazuar në ngjarje të vërteta, filmi tregon ngjarjen e një gruaje boshnjake, Aida, e cila tenton të shpëtojë veten, burrin dhe djemtë e saj derisa punon si përkthyese për Kombet e Bashkuara.
Në shfaqje pjesëmarrës ishin të mbijetuarit e masakrës dhe dëshmitarët, por edhe djem e vajza të rinj që i kishte ftuar Zbanic, shkruan AP.
Në mesin e audiencës, ishte edhe Almasa Sekovic, e cila ishte dëshmitare teksa vëllai i saj adoleshent ishte marrë për t’u ekzekutuar. Ajo tha se filmi kishte sjellë “aromën dhe zhurmat” e Srebrenicës të korrikut 1995.
“Mendoj se është e rëndësishme që sa më shumë njerëz ta shohin këtë film”, thotë ajo.
Masakra e Srebrenicës, e definuar si gjenocid ndaj civilëve boshnjakë, ka qenë kulmi i luftës së viteve 1992-95 në Bosnjë, e cila pas më shumë se dy dekadash mohohet nga liderët serbë të politikës.
Edhe
“Quo Vadis, Aida?” midis Prishtinës thërret nga Srebrenica
Zbanic ka kaluar 10 vjet duke studiuar, duke folur me të mbijetuarit e masakrës dhe dëshmitarët.
Ajo ka thënë se shpreson se filmi i saj të shërbejë si “urë emocionale’ jo vetëm për rininë e shtetit të saj por edhe për gjithë botën.
{gallery}