Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Filmat shqiptarë kryesojnë listën e fituesve në Tetovë

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tetovë – “ODA”, filmat shqiptarë kryesojnë listën e çmimeve kryesore. Nga Kosova “Vera andrron detin”, i regjisores Kaltrina Krasniqi, është fitues i trefishtë: ka marrë Çmimin për filmin më të mirë në kategorinë “Cine Ballkan Panorama”, që është kategoria kryesore, si dhe ato për aktoren më të mirë (Teuta Ajdini-Jegeni) dhe aktorin më të mirë (Refet Abazi). Në po këtë kategori, “Në kërkim të Venerës”, i Norika Sefës, ka marrë Çmimin për skenarin më të mirë.

për filmin më të mirë të shkurtër e mori “Ka me kalu”, nën regji të Flonja Kodhelit, ku në rol kryesor luan Ilire Vinca, e atë për kontribut artistik, “Sisterhood”, nën regji të Dina Dumës.

Edicioni i 11-të, “TIFF ODA 2022”, për gjashtë net, deri mërkurën mbrëma, ka sjellë 51 filma prej të cilëve 46 kanë garuar në pesë kategori. Kanë qenë fiks 3 mijë e 185 filma nga 110 vende të botës që ia kishin mësyrë edicionit të sivjetmë.

“Në filmat e metrazhi të gjatë ballkanik kemi pasur si fitues shumë filma shqipfolës, të cilët na kanë bërë shumë krenarë dhe përveç publikut, i cili e ka ndier dhe e ka pranuar filmin në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe juria e ka bërë vlerësimin profesional”, ka thënë për KOHËN Barat Asani, drejtor i “TIFF ODA”.

Katrina Krasniqi, regjisorja e filmit fitues të çmimin kryesor, në mesin e dymbëdhjetë filmave, ka thënë se është shumë e gëzuar, meqë pas çmimeve që mori në disa prej festivaleve më të mëdha botërore, po pëlqehet dhe shpërblehet edhe nga vendet e rajonit.

Edhe “Vera...” me dy çmime në Gjenevë si film që shpërfaq dramën e grave Kulturë “Vera...” me dy çmime në Gjenevë si film që shpërfaq dramën e grave

“Mbrëmë kemi marrë lajmin se filmi ka marrë tri shpërblime si filmi më i mirë, aktori më i mirë dhe aktorja më e mirë. Jam shumë e lumtur për këto çmime me të cilat është shpërblyer filmi në premierën rajonale sepse kjo është një konfirmim se filmi është duke u pranuar shumë mirë prej audiencës së një rajoni prej nga ai vjen dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”, ka thënë Krasniqi.

Filmi “Vera andrron detin”, i cili që nga korriku ka nisur të shfaqet premierë në disa vende të Ballkanit, ishte shpërblyer edhe me çmimin “Golden Sun” në 

festivalin evropian të filmit “CineDays”, në Shkup, ndërsa premierën kosovare do ta ketë më 20 shtator.

“Në këtë fazë qysh prej korrikut filmi ka filluar t’i ketë premierat e veta rajonale. E ka pasur premierën në Maqedoni në ‘CineDays’, ku edhe është shpërblyer, mandej ka qenë në ‘Herceg Novi Film Festival’ në Mal të Zi, ndërsa tani ka për të shkuar në Lubjanë, ndërsa në Prishtinë do ta ketë premierën më 20 shtator në ‘PriFilmFest’”, ka bërë të ditur Krasniqi, duke shtuar se “menjëherë pas premierës në Prishtinë do të fillojë edhe distribuimi i filmit nëpër kinema, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe Maqedoni, si shtete që janë në bashkëproduksion për “Vera andrron detin”, një dramë gjysmëbiografike e regjisores, ndërtuar rreth eksperiencës së vërtetë të nënës së Krasniqit. Filmi ka në fokus një interpretuese të gjuhës së shenjave, Verën (Teuta Ajdini-Jegeni), e cila detyrohet të luftojë kundër patriarkatit për ta fituar trashëgiminë e burrit të saj, Fatmiri (Xhevat Qorraj). Pasi që Fatmiri vret veten, ajo mund të humbë shtëpinë të cilën dëshiron t’ia lërë vajzës së saj.

Edhe Vera e zërit të gruas shqiptare në Venecia Kulturë Vera e zërit të gruas shqiptare në Venecia

Juria e “TIFF ODA” për filmat e metrazhit të gjatë ka pasur në përbërje aktorin Arben Bajraktaraj, regjisoren dhe skenaristen Blerta Basholli, si dhe regjisorin e skenaristin maqedonas, Vladimir Blazhevski.

Ndërkaq juria e filmave të metrazhit të shkurtër ka pasur në përbërje regjisorët Ujkan Hysaj, Gjorçe Stavreski dhe Agim Abdula.