Derisa Hollywoodi përballet me skandalet për ngacmimet seksuale dhe vështirësitë në arka filmike, nuk mund të bëjë më keq sasa t’i kthehet Zotit.
Përderisa filmat religjiozë tradicionalisht janë konsideruar si fenomen i ngrohtë, ky diskutim ndoshta duhet të rikthehet.
Javën e kaluar “I Can Only Imagine”, filmi biografik i pavarur me temë fetare, mundi shumë filma të studiove të mëdha duke u ranguar i treti pas “Black Panther” dhe “Tomb Rider”, shkruan Koha Ditore.
Në kohë pashkësh, filmat me mesazhe të krishtera po përjetojnë rritje që nuk është parë që prej dramës së vitit 2004, “The Passion of Christ” ku luan Mel Gibson.
“I Can Only Imagine” sjell yllin Dennis Quaid i prodhuar dhe nën regji të vëllezërve Jon dhe Andy Erwin, dyshja prapa hiteve të tjera fetare, si “Woodlan”, historia për zgjimin shpirtëror mes ekipit të futbollit në një shkollë të mesme në Alabama, ku luajnë Jon Voight dhe Sean Astin, dhe “Octobar Baby” një dramë kundër abortit. Filmi i fundit i vëllezërve Erwin sjell storien e një babai abuzues (Quaid), i cili e inspiron djalin e tij të shkruajë këngën “I Can Only Imagine”, e që bazohet në relacionin e tyre. Në realitet është shkruar nga Bart Millard, frontmeni i bendit “MercyMe”, i cili në moshën 14-vjeçare u bë dëshmitar i transformimit të babait të tij kur ishte në prag të vdekjes... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
“Michael” thyen rekordin në arka filmike
-
Jonah Hill tregon për vështirësitë që ka pasur me famën
-
“Project Hail Mary” me Ryan Gosling po dominon në arkat filmike
-
Kinemaja evropiane po ia cenon shkëlqimin Hollywoodit
-
“Sinners” i Ryan Coogler cilësohet si filmi i parë i vitit 2025 pretendent për “Oscar”