Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Filarmonia e Kosovës u rikthehet provave

Entela Çarkaxhiu i është bashkuar Filarmonisë së Kosovës në fillim të këtij viti.

Violinistja e re, e cila u paraqit vetëm në një koncert para publikut, si pjesë e orkestrës, ndihet e lumtur që është rikthyer në prova.

Koncertet e parapara për muajt e kaluar, Filarmonia e Kosovës do t’i realizojë kurdo që krijohen kushtet. E në rast se nuk krijohen kushtet për të interpretuar me publik, ky institucion planifikon që programin e vitit 2020 ta prezantojë online para publikut, raporton KOHA.

Institucioni që sivjet shënon 20-vjetorin e themelimit, për shkak të pandemisë e anuloi koncertin në një prej sallave me akustikën më të mirë në Evropë. Filarmonia e Kosovës po planifikon që para publikut në Hungari të prezantohet në vitin 2021.

Aktualisht, Filarmonia e Kosovës po përgatitet për koncertin që do ta mbajë në sheshin “Skënderbeu”.

Edhe Filarmonia akordohet për normalitet, koncertet me publik ende larg Kulturë Filarmonia akordohet për normalitet, koncertet me publik ende larg

Drejtori i këtij institucioni, Baki Jashari, thotë se do të sjellin premierë një prej veprave më të njohura të muzikës klasike që do t’i bashkojë në skenë mbi 100 interpretues.

Filarmonia e Kosovës, gjatë kohës së pandemisë, i qëndroi pranë publikut duke transmetuar online koncerte.