Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Fidelio” e Beethovenit në skenën gjermane godet Turqinë e persekutimeve

Është befasuese se sa e përshtatshme është uvertura si shoqëruese për sekuenca filmi. Peizazhet paqësore në ekranin e madh kryqëzohen me protestat në rrugë, shkruan Koha Ditore.

Granatat shpërthyese dhe goditjet prej tankeve janë përputhur për bukuri me të rrahurat e një timpani Në hapësirat e ngazëllyera, barkat prej gome zbarkojnë në breg dhe refugjatët mirëpriten në atdheun e ri. Se kjo nuk është performancë ortodokse e “Fidelios” është e qartë qysh prej fillimit: porositë nuk janë të fshehura a koduara, por kanë kthjelltësi të madhe.

Ndërmjet arieve, aktivistët lexojnë tekste për gjendjen e tashme me të burgosurit politikë në Turqi, muzikë dhe recitime të shoqëruara me imazhe në ekranin e madh. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është paraqitur si sulltan, tanket turke “Made in Germany” hyjnë në Sirinë veriore – dhe ka edhe më shumë protesta në rrugë.

Për fillim, një shikim te origjinali. Muzika e Ludwig van Beethovenit është përshkruar shpesh si politikë, që është zor të provohet në simfonitë dhe muzikat e tij të dhomës. Por opera e tij e vetme “Fidelio” është ashiqare një përgjërim për lirinë e shprehjes dhe një demaskim i despotizmit dhe shtypjes.

Personazhi kryesor është një grua, Leonore, që maskohet si burrë dhe kërkon të fitojë besimin e një mbikëqyrësi burgu. Ajo rreket të gjejë bashkëshortin e saj, Florestanin, një i burgosur politik krimi i vetëm i të cilit ishte se kishte folur hapur për fuqinë e mendjes.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore”)