Autori i librit më të ri “Enigma e Valdanosit”, prof.dr. Ruzhdi Ushaku, ka mote që la gjurmë të pashlyeshme në letrat shqipe dhe në gjuhë të tjera, gjithnjë duke i ndriçuar, studiuar e hulumtuar me akribi të veçantë. Krahas aktivitetit pedagogjik, me punë krijuese dhe me hulumtime shkencore nisi të merrej që në fillim të viteve ’60 të shekullit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
Kemi pasur nderin dhe respektin e veçantë që Basri Ҫapriqi (tash i ndjerë) dhe autori i këtyre rreshtave në cilësinë e (redaktorit dhe recensentit) në librin e sipërshënuar të japim vrojtimet më meritore. Rruga jetësore dhe ajo e shkollimit të autorit Ushaku i ka specifikat e veta. Pas Normales Shqipe të Prishtinës e gjejmë student në Sarajevë. Ishte absolvent i romanistikës dhe kryetar i Klubit të Romanistëve kur edhe merr rrugën e Parisit, vazhdon e kryen shkallën e pestë të studimeve moderne frënge dhe laurohet me “Diplôme Supėrieur d’ Etudes Franҫaises Modernes”.
Me të ardhur në Kosovë bëhet profesor në Gjimnazin e Gjilanit. Me kohë në Prishtinë ushtron detyrën e bashkëpunëtorit profesional në Bashkësinë Krahinore të Kulturës, asistent në Seksionin e Historisë së kulturës kombëtare pranë Institutit Albanologjik të Prishtinës, bashkëpunëtor i jashtëm i Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ku ligjëron gjuhën latine. /Ali Llunji
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)