Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Emërohet Këshilli i ri i QKK-së

Është emëruar Këshilli i ri i Qendrës Kinematografike të Kosovës, në përbërje të pesë personave.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti në takim drejtorin e QKK-së Arben Zhurku dhe anëtaret e rinj të Këshillit Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës.

“Këshilli Drejtues i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka këtë përbërje: Arbnesha Grabovci, Jeton Zogjani, Luan Daka, Linda Shala, Burim Reçica, përfaqësues i MKRS-së”, thuhet në komunikatë

Gjatë këtij takimi Dumoshi i njoftoi anëtaret e rinj të këshillit drejtues për gjendjen aktuale të kinematografisë si dhe për sfidat nëpër të cilat po kalon aktualisht QKK.

“Dua ta falënderoi paraprakisht ish-këshillin drejtues të QKK-së për punën dhe angazhimin e deri tanishëm. Ju pret një sfidë e madhe e cila kërkon mund dhe angazhim dhe kjo patjetër që do arrihet me profesionalizëm dhe përkushtim”, u shpreh ministrja Dumoshi. "Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të përkrahë në vazhdimësi QKK-në si nga ana profesionale dhe nga ajo financiare. MKRS do të jetë çdo here mbështetja me e madhe e industrisë së filmit pasi që filmat tanë po tregohen të suksesshëm në kinematografi evropiane duke sjellë çmime të njëpasnjëshme”.

Edhe Ministrja ia ndërron Këshillin Drejtues edhe Qendrës Kinematografike  Kulturë Ministrja ia ndërron Këshillin Drejtues edhe Qendrës Kinematografike

Gjithashtu në takim u diskutua edhe për ligjin e ri të QKK-së i cili së shpejti do të kalojë në Qeveri për aprovim.

Drejtori i QKK-së Arben Zharku i uroi anëtarët e rinj dhe i njoftoi për punën dhe sfidat nëpër të cilat do të kalojnë.