Sopranoja kosovare, Elbenita Kajtazi zgjodhi këngën “Agimet shqiptare”, për t’u prezantuar në skenën e Operës së Hamburgut.
Me duartrokitje të shumta u prit vepra e njohur shqiptare nga audienca gjermane të shtunën mbrëma, raporton Express në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSopranoja me famë botërore, e interpretoi këtë këngë pas tërmetit që tronditi Shqipërinë javën e kaluar.
Ajo kishte interpretuar edhe më parë në gjuhën shqipe në shtetin gjerman.
Kajtazi në vitin 2014, në skenën e operës së Berlinit, kishte kënduar në shqip veprën “Baresha” të kompozitorit Rexho Mulliqi dhe “Ma fal atë buzëqeshje” të kompozitores Pranvera Badivuku.
Sopranoja nga Kosova, ka interpretuar veprat e njohura botërore në skenat më prestigjioze.
Kajtazi është zgjedhur të interpretojë përkrah emrave të mëdhenj në 100-vjetorin e Festivalit të Salzburgut, që do të shënohet me koncert në verën e vitit 2020.
Zëri i sopranos nga Kosova është vlerësuar si qiellor, verbues dhe i elektrizuar, i fuqishëm dhe prekës. Kajtazi është fituese e çmimeve të shumta në gara operistike.