Helidon Gjergji është artist multidisiplinar dhe njëkohësisht profesor arti në Katedrën e Arteve Pamore në Universitetin e Shtetit të New Yorkut (SUNY, Old Westbury). Ai ka punuar në një shumëllojshmëri mediumesh, si instalacion, video, pikturë, dhe art urban.
Helidoni është diplomuar fillimisht në Akademinë e Arteve të Tiranës e pastaj më vonë në Akademinë e Arteve të Bukura të Napolit, për ta mbyllur ciklin e studimeve me një master në Universitetin Northwestern në Chicago, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ai ka ekspozuar në shumë ekspozita kombëtare e ndërkombëtare, në mes të cilave: Bienalja e Venecias, Manifesta, Bienalja e Tiranës, Bienalja e Bosnjës, Festivali i Ideve i Muzeut të Ri në New York (New Museum), Muzeu Ludvig në Budapest, Muzeu Pino Paskali në Itali, Kunsthale Botkyrka në Suedi, Muzeu i Chelseat në New York, Kunsthalle Lothringer 13 në Münich, si dhe në galeritë kombëtare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit te Zi, Rumanisë dhe Maltës.
Ai ishte bashkëdrejtor artistik i “Tirana Open”. Puna e tij është recensuar nga shtypi ndërkombëtar, si: “Artforum”, “Mousse Magazine”, “Sculpture, Contemporary”, “Flash Art”, “Reuters”, e të tjera. Helidoni ka mbajtur leksione mbi punën e tij në institucione të tilla, si: Universiteti i Harvardit, Universiteti i Kolumbias, Universiteti i Northuesternit, Akademia Amerikane në Dubai e të tjera.
Gjergji është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
E zeza. Nuk ekziston në realitetin që na rrethon, por është gjithmonë një hipotezë teorike. Është vrima kozmike që aludon penetrimin e dritës.
Edhe
“Apoteoza dardane” si rizbulim ekspresionist i maestros Nevruz Musa
E zeza është një ide pa dritë dhe e bardha është një dritë pa ide. E zeza është asgjëja që përballet me gjithçkajen e të bardhës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”)