“Diana, nëna jonë: jeta dhe trashëgimia e saj” është titulli i një dokumentari të ri rreth jetës së Princeshës së ndjerë Diana e Wellsit. Filmi tregon historinë e jetës së Dianës, nga miqtë e saj dhe njerëzit që ishin pranë saj. Por në thelb, dokumentari është një intervistë e gjatë me dy djemtë e saj, të cilët flasin hapur rreth kohëve të lumtura me të ëmën dhe si e përjetuan ata vdekjen e saj tragjike.
Duhej pak punë për t’i bindur Princin William dhe Princin Harry që të flisnin për nënën e tyre të ndjerë, thonë krijuesit e dokumentarit të ri televiziv “Diana, Our Mother: Her Life and Legacy” – “Diana, nëna jonë: jeta dhe trashëgimia e saj.”
“Nëna jonë e kishte shpirtin si fëmijë. Kur njerëzit më thonë, na jep një shembull se si ajo kishte qejf argëtimin, më vjen në mendje e qeshura e saj. Një e qeshur e çmendur, lumturi e pastër që shfaqej hapur në fytyrën e saj”, thotë princi Harry.
Regjisori Ashley Gething, i cili ka punuar më parë me familjen mbretërore për filmin televiziv të vitit 2016 “Mbretëresha jonë 90 vjeç”, tha se princat kishin dëshirë ta kujtonin mamanë e tyre, 20 vjet pas vdekje së saj tragjike. Princi William ishte 15 vjeç kur vdiq Diana, ndërsa Harry ishte 12 vjeç:
“Nëse keni pasur rastin të shihni funeralin e saj, patjetër keni parë ata djem që ecnin prapa arkivolit të mamasë të tyre, dhe duhet të keni pyetur veten se si mund ta përballonin atë tragjedi; përgjigjen ata e japin në këtë film”, thotë regjizori.
Në dokumentar, Princat kujtojnë momente të lumtura të fëmijërisë së tyre, duke folur për Princeshën Diana si një mama e dashur, e bukur dhe çapkëne, e cila i ndihmonte ata të merrnin ëmblësira kur nuk u lejohej.
“Duket se ka pasur shumë momente të lumtura, shumë të qeshura, ka pasur shumë dashuri, shumë përqafime... është një histori tejet personale që ata tregojnë për jetën me nënën e tyre”.
Edhe
“Diana, Our Mother” për dashurinë dhe kujtimin
Gething thotë se dokumentari tregon jetën familjare të Dianës, larg syve të publikut. Princat William dhe Harry flasin gjithashtu për tronditjen që përjetuan kur nëna e tyre 36 vjeçare vdiq në vitin 1997, bisedën e fundit telefonike me të nga Parisi, natën kur ajo u vra, dhe hidhërimin që pasoi humbjen e saj.
Regjizori Gething bisedoi për realizimin e dokumentarit për Princeshën e Uellsit edhe me njerëz të tjerë rreth, si miqtë e fëmijërisë dhe vëllain e saj.
Dokumentari “Diana, Nëna jonë: Jeta dhe Trashëgimia e saj” shfaqet në kanalin televiziv HBO më 24 korrik 2017.