Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Diana, Our Mother” për dashurinë dhe kujtimin

Qëkur bota u zgjua me lajmin e vdekjes së Princeshës Diana në moshën 36-vjeçare, më 31 gusht të vitit 1997, pas aksidentit me veturë kur po ikte nga paparacit në Paris, janë realizuar qindra filma, dokumentarë, biografi për gruan e re e të turpshme, e cila u bë e famshme në mbarë botën pasi u martua me trashëgimtarin britanik të fronit.

Një tjetër dokumentar për të, është realizuar së fundmi por vjen krejt ndryshe, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. I titulluar “Diana, Our Mother: Her Life and Legacy”, është i pari ku deklarohen William dhe Harry, të cilët flasin për nënën e tyre teksa shohin fotografitë familjare, kujtojnë fëmijërinë e tyre dhe rivizitojnë skenat e aktiviteteve të saj të bamirësisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është goditje e befasishme për producentin Nicolas Kent dhe regjisorin Ashley Gething, ekipi që realizoi dokumentarin “Our Queen at 90” në vitin 2016. Megjithëse princat, më saktësisht Harry, ka qenë më i hapur për jetën e tyre personale se sa ndonjë figurë tjetër mbretërore, ata kanë qenë më të rezervuar në temën për nënën e tyre.

“Ne asnjëherë nuk kemi biseduar kaq thellësisht për të në këtë mënyrë, dhe nuk e kemi në plan të bëjmë një gjë të tillë prapë”, thotë William gjatë prezantimit në tij në dokumentar. Ideja e “Diana, Our Mother” ishte hedhur derisa po xhirohej “Our Queen at 90”, ka thënë Kent në një intervistë. Pasi që kanë krijuar marrëdhënie të mira me Williamin dhe Harryn, ata iu qasën dokumentarit në formën që të dy burrat të jenë në qendër.

“Ne nuk e kemi ditur saktësisht se çka do të jetë”, thotë Gething. “Por gjatë bisedimeve të ndryshme në filmat e kaluar, u bë e qartë se ata po vazhdonin aty ku nëna e tyre e ka lënë në aspektin e bamirësisë. Me afrimin e 20-vjetorit të vdekjes së Dianës ne menduam se kjo do të ishte koha e përshtatshme”, shton ai... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.