Hapësirat publike në kryeqytetin e Kosovës kryesisht janë të mbuluara me grafite që janë të njollosura me mesazhe seksiste dhe ofenduese për komunitetet.
Për t’i minimizuar grafitet fyese, dhjetë aktiviste të cilat studiojnë në fakultetin e arteve, kanë arritur që me punë vullnetare për pesë ditë ta ndërtojnë muralin “Ti Udhëheq”, e cila promovon fuqizimin e gruas në shoqëri, transmeton emisioni Express në KTV.
Murali është realizuar nën përkujdesjen e profesoreshës së artit Rudina Xhaferi, ndërsa ajo është inauguruar në edicionin e gjashtë të festivalit “FemArt”.
Artikuj të ngjashëm