Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dema me telegram ngushëllimi për familjen Çapriqi

Rektori i UP-së Marjan Dema, përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen Çapriqi.

Ka kujtuar veprat dhe punën e të ndjerit e ka thënë se mbrapa ai ka lënë shumë gjurmë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vdes poeti e profesori Basri Çapriqi

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E respektuara familje Çapriqi,

Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të çmuar të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ish-kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së, njëherësh njërit ndër poetët më të mirë të vendit tonë, prof. dr. Basri Çapriqi.

Profesor Çapriqi me punën dhe me veprën e tij, la gjurmë të përjetshme në shoqërinë tonë. Emri i tij do të kujtohet me respekt për kontributin e tij të çmuar që e ka dhënë si profesor për dekada të tëra në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për dy mandate, por edhe si studiues, e si një poet i shkëlqyer.

Me mendje e zemër, në këto ditë kaq të hidhura, jemi pranë familjarëve dhe miqve të tij.

Pushoftë në paqe shpirti i tij!

Prof. Dr. Marjan Dema

Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”