Para se të largohej nga shtëpia 20 vite më parë, Deli Gjonbalaj ishte kujdesur fort që në duart e serbëve të mos binte lahuta që ishte duke e punuar asokohe.
Dy dekada më vonë, lahutari e ka përjetuar fort keq lajmin se Serbia e regjistroi “Të kënduarit me gusle” në listën e UNESCO-s dhe fajëson institucionet shqiptare që kanë qëndruar duarkryq sa i përket mbrojtjes së këtij instrumenti.
Instrumentisti nga Vuthaj i Malit të Zi në lahutën që e ka punuar vetë ka gdhendur edhe simbole kombëtare, raporton Express i KTV-së.
Lahutën e konsideron edhe si bartëse të historisë pasi që përmes tij janë kënduar këngë që kanë pasqyruar ngjarje të rëndësishme të së kaluarës.
Gjonbalaj, i cili jeton në Pejë ka një mesazh që tradita e këtij instrumenti të bartet edhe tek të rinjtë.
-
Lahuta shqiptare në UNESCO, triumf pas disfatës me “guslen” serbe
-
Lahuta në UNESCO edhe në emër të Shqipërisë
-
Serbia çon në UNESCO edhe brumërat, Dosja e Eposit ende në Tiranë
-
Kërkohet që UNESCO mos ta njohë Lahutën vetëm si të serbëve
-
Letra e Kosovës për UNESCO-n: Lahuta s’i takon vetëm popullit serb