Prishtinë, 10 mars - Dymbëdhjetë lodra në formë të patës, me ngjyrë rozë, janë imazhi i posterit, në të cilin po ashtu është shtruar pyetja: “Unë jam instrument muzikor?”.
Në një operë bashkëkohore të shkruar nga Albena Petroviq edhe pata është instrument muzikor. E titulluar “The Dark” (Errësira), performanca muzikore me vetëm tetë instrumentistë të ansamblit të muzikës bashkëkohore “United Instruments of Lucilin”, do të shpaloset në ambiente të ish-shtypshkronjës “Rilindja”. Aty edhe nis rrugëtimi me nëntë mbrëmje koncertale i festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM”, që në edicionin e dymbëdhjetë ia ka vënë vetes synim të ikë nga hapësirat e zakonshme dhe t’i shfrytëzojë objektet jotradicionale për koncerte. Dita e fundit e muajit mars shënon fillimin e edicionit të sivjetmë të “DAM”-it, që shtrihet deri më 8 prill. Ligjërata e koncerte janë oferta. Ansambli “United...” do të sjellë në skenë sopranon e njohur franceze Donatienne Michel-Dansac. Një tjetër muzikant me nam që do të vijë në kryeqytet në kuadër të festivalit është Iskandar Widjaja, që aktualisht konsiderohet si një nga violinistët më interesantë të gjeneratës së re. Krahas koncerteve, “DAM” sivjet sjell edhe ligjërata.
Dardan Selimaj, drejtor artistik i festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM”, ka thënë se koncepti i edicionit të dymbëdhjetë është i veçantë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Harmonia në dialog me “Chopin Piano Festin” e festës dhe të urave
-
Këngëtarja “artificiale” e muzikës rome midis famës e kritikave
-
“Lavjerr’s” mat pulsin e çmimit të artit
-
“Prizren Festi” i guximit dhe i lirisë zhduk kufijtë truporë në hapje
-
Netët klasike “nga një pyll te një trio yjesh dhe zjarret e ferrit”