Kuvendi i Arbërit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur në vitin 1703 në fshatin Mërkinje të Lezhës, me përkrahjen e papës me prejardhje shqiptare Klementi XI.
Kuvendi i Arbërit shqyrtoi gjendjen shpirtërore dhe shoqërore të besimtarëve, duke synuar të vërë në jetë në Shqipëri porositë e Vatikanit për t’i bërë ballë islamizmit të vazhduar të popullsisë.
Ndër vendimet e marra ishin edhe kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan gjatë shek. XVIII e XIX me disa botime fetare të bëra në dialektin e Shkodrës.
Aktet e Kuvendit të Arbërit u shtypën si botim më vete në gjuhën shqipe që më 1706.
Ato kanë vlerë në radhë të parë si dokument gjuhësor me rëndësi/dita.
-
316 vjetori i miratimit të dokumenteve të Kuvendit të Arbërit
-
Kuvendi i Arbrit më 14-15 janar 1703 i dha udhë emrit të shqiptarëve
-
Studiuesit bashkohen për t’i “peshuar” hulumtimet për arbëreshët
-
Mark Palnikaj: Zbulime nga dokumentet e Vatikanit, 5 shekuj është shkruar shqip
-
Kuvendi i Dibrës më 1878 kërkonte formimin e Vilajetit të Shqipërisë