Në kuadër të aktiviteteve kulturore, Ambasada Gjermane në Prishtinë më 24 e 25 nëntor organizon në Prishtinë e Mitrovicë dy mbrëmje muzikore të zhanrit jazz me artistët gjermanë të grupit “Casimir Jazz Trio”.
Koncerti i parë mbahet të premten, më 24 nëntor 2017 në orën 21:00 në Hamam Jazz Bar në Prishtinë, ndërsa koncerti i dytë mbahet të shtunën, më 25 nëntor 2017 në orën 19:00 në Mitrovica, në Social Club në Mitrovicë.
Koncerti është publik dhe hyrja është falas për të gjithë, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.

Artikuj të ngjashëm
-
Festivali i Mitrovicës një hap më afër anëtarësimit në “Europe Jazz Network”
-
Tingujt jazz ngrenë në piedestal Mitrovicën, shkas për reagime e gjithëpërfshirje
-
Protestë në festivalin e jazit në veri, fyhet kryetari Atiq
-
“Mitrovica International Jazz Days” akordohet me dashurinë për Mitrovicën
-
“Nils Kugelmann Trio” magjeps me tinguj nga jeta dhe udhëtimet