“The Seven Moons of Maali Almeida” nga Shehan Karunatilaka, një satirë e vendosur në mes të një lufte civile vrastare në Sri Lanka, ka marrë çmimin “Booker”.
Romani sjell rrëfimin për një fotograf, i cili zgjohen pas një jave që kishte vdekur tek u kërkon miqve t’i gjejnë fotot e tij dhe ta ekspozojnë brutalitetin e luftës.
Shkëlqesia e saj Camilla, bashkëshortja e Mbretit Chalres III, e prezantoi çmimin, ndërsa autori ka thënë se ishte “një nder dhe një privilegj” që të ishte në listën e ngushtë.
E ftuara speciale e ceremonisë së mbajtur të martën mbrëma në Londër ishte ylli Dua Lipa.
Çmimi prestigjioz prej 50,000 funtesh (rreth 57 mijë euro v.j.), i cili jepet për një vepër artistike të botuar në anglisht dhe në Britaninë e Madhe, u ndahet gjithashtu edhe pesë shkrimtarëve të tjerë, të cilët gjenden në listën e ngushtë. Ata shpërblehen me nga 2,500 funte secili.
Edhe
Dua Lipa takohet me bashkëshorten mbretëreshë Camilla
Shkrimtari ka thënë se ishte viti 2009 ku ai vendosi të shkruante “një histori fantazmë, ku të vdekurit mund të ofronin perspektivën e tyre”, pas përfundimit të luftës civile në Sri Lanka, “kur u ndez një debat se sa civilë vdiqën dhe se i kujt ishte faji”.
Kryetari i jurisë, Neil MacGregor, ka vlerësuar “horizontin dhe shkathtësinë, guximin, kurajën dhe humorin” e romanit, duke e quajtur atë një “noir të përtej jetës” që “e çon lexuesin në një udhëtim me kolovajzë nëpër jetë dhe vdekje”.
Ai ka thënë se vendimi i jurisë kishte qenë unanim, ndërsa shtoi se të gjithë librat në listën e ngushtë “trajtonin në të vërtetë të njëjtën pyetjeje, atë se cili është kuptimi i një jete individuale?”
Teksa pranoi çmimin, Karunatilaka ka thënë: “Shpresa ime është që në një të ardhme jo shumë të largët... Sri Lanka do ta ketë kuptuar se këto ide të korrupsionit, të karremit të racës dhe miqësisë nuk kanë funksionuar dhe nuk do të funksionojnë kurrë”.
“Shpresoj se do të botohet për 10 vjet... nëse po, shpresoj se është shkruar në një Sri Lanka që mëson nga historitë e saj dhe se ‘Seven Moons’ do të gjendet në librari, në seksionin e fantazisë, pranë dragonjve, njëbrirëshve dhe nuk do të ngatërrohet me realizëm apo satirë politike”.
Ka shtuar se kishte “vetëcensuruar” disa tregime të shkurtra, pasi që autori Salman Rushdie, i cili për vite të tëra ishte përballur me kërcënime për romanin e tij “Vargjet Satanike”, u godit me thikë.
“Isha në proces të botimit të një përmbledhjeje me tregime të shkurtra kur ndodhi ky incident dhe zbulova një çift që nuk mendoj se ishte ofendues për asnjë fe”, ka thënë Karunatilaka.
“Por gruaja ime tha: ‘A mund të mos e bësh këtë?’ Ju keni dy fëmijë të vegjël. Kjo histori nuk është aq e mirë. Thjesht lëreni’”.
“Kjo është diçka që qëndron mbi të gjithë ne që po shkruajmë në Azinë Jugore, veçanërisht kur shkruajmë për politikën apo religjionin”, ka thënë ai.
Edhe
Dua Lipa kuratore e Festivalit të Literaturës në Londër
Dua Lipa ka mbajtur fjalim, ku ka folur për “pasionin e saj për të lexuar”, duke e quajtur atë “një nga gëzimet më të mëdha në botë”.
Këngëtarja dhe tekstshkruesja, e cila në vitin 2020 ishte artistja më e dëgjuar në Britaninë e Madhe dhe e cila në rrjetet e saj sociale shpesh bën rekomandime librash, ka thënë se i kishte lexuar të gjashtë librat e përzgjedhur në listën e ngushtë dhe se “i kanë pëlqyer absolutisht shumë”.
Ajo ka folur për rëndësinë e librave në jetën e saj, duke i thënë Rebecca Jones të BBC-së se leximi “më ndihmon të lundroj nëpër jetë dhe t’i kuptoj emocionet dhe ndjenjat. Ai është ngushëllimi im”.
BBC-ja ka pyetur drejtoreshën e Fondacionit “Booker Prize”, Gaby Wood, nëse prania e Dua Lipës po përpiqej ta tërheqë një audiencë më të re. “Kuptimi i Bookerit është i gjallë. Duhet të përpiqemi t’i sigurojmë njerëzit që ai bëhet për shkak të tyre.”
Shkrimtari Shehan Karunatilaka përzien zhanre të ndryshme me aq shkathtësi, saqë përfundon me një roman të pasur, të kënaqshëm dhe jo me një roman të tejmbushur.
Pjesa e parë e librit jep një ndjenjë paksa absurde. Fillon në jetën e përtejme, e cila rezulton të jetë burokratike dhe banale.
Më pas ai kthehet para- mbrapa midis botës së krimit dhe botës reale të luftës civile të vitit 1990 në Sri Lanka, teksa Maali Almeida përpiqet të gjejë se kush e vrau – dhe pse.
Shehan Karunatilaka kishte thënë se libri ka qenë në kokën e tij për 10 vjet dhe Zoti e di se sa i zënë duhet të ketë qenë ai. Por ai luftoi për të gjetur një botues ndërkombëtar. Shpërblimi me “Booker” do ta sjellë këtë roman verbues dhe me plot meritë te një audiencë shumë më e gjerë.
“The seven moon” është romani i dytë i Karunatilakas. Ai ka marrë edhe çmime të tjera, duke përfshirë Çmimin e Librit të Commonwealthit për librin e tij debutues “Chinaman”, i cili nga almanaku i kriketistëve Wisden u quajt “Libri i dytë më i mirë i të gjitha kohërave për kriketin”.
Edhe
Callum Turner: Dua Lipa është gruaja më e bukur në botë
I lindur në vitin 1975, Karunatilaka ka punuar edhe si autor reklamash dhe këngësh. Skenarët dhe tregimet e tij janë publikuar në “Rolling Stone”, GQ dhe “National Geographic”.
Marrë nga BBC. Përktheu: Mirjetë Sadiku