Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa takohet me bashkëshorten mbretëreshë Camilla

Bashkëshortja e Mbretit Charles III, mbretëresha Camilla, 75 vjeç, u pa të hënën në Londër derisa po merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Booker” për librin.

Familja mbretërore do të prezantojë çmimin “Booker” të këtij viti për zhanrin triller pas një pritjeje dhe darke me këtë rast, raportoi “People” të martën.

Duke mbërritur me një buzëqeshje në Roundhouse, një vend arti, Mbretëresha Camilla përshëndeti organizatorët, autorët e përzgjedhur në listën e ngushtë, gjyqtarët e konkursit dhe interpretuesit – përfshirë këngëtaren kosovare, Dua Lipa.

Dy gratë dukej se kishin një bisedë private, që dukej se lidhej me dashurinë e tyre për shkrim-leximin.

Shkrim-leximi ka qenë prej kohësh një përparësi kryesore e punës publike të Mbretëreshës Camilla, ndërsa ylli i popit, 27-vjeçarja Lipa do të mbajë fjalimin kryesor se si dashuria për letërsinë frymëzoi suksesin e saj në skenë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Booker” po mbahet për herë të parë në tri vjet dhe Camilla do të prezantojë çmimin kryesor për herë të shtatë.

Edhe Mbretëresha Camilla zbulon sekretet e martesës së lumtur me Mbretin Charles Showbiz Mbretëresha Camilla zbulon sekretet e martesës së lumtur me Mbretin Charles

Fituesi i çmimit prestigjioz do të marrë 56,750 dollarë.

Emri “Mbretëreshë” në rastin e bashkëshortes së Mbretit, përdoret si term dhe jo si titull, dhe shfrytëzohet për ta identifikuar pozitën e bashkëshortes së mbretit sundimtar. Një bashkëshorte mbretëreshë zakonisht ndan gradën dhe statusin shoqëror të bashkëshortit të saj.