Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Book Club” përtej pasionit për lexim

Pjesëtaret e klubit të librit, të titulluar “Book Club”, janë katër gra të cilat takohen një herë në muaj për të pirë verë dhe për të folur për një libër.

Ato e nisën këtë në vitet ‘70 me librin “Fear of Flying” të Erica Jong dhe së fundmi kanë kthyer vëmendjen te libri “Fifity Shades of Grey” të E. L. James. Ka hapësirë të madhe letrare dhe histori sociale mes të këtyre dy bestsellerëve, të cilët i dërgojnë heroinat e tyre nga “pasioni” i tradhtisë bashkëkohore në monogami të plotë, nga liria e pakapshme në skllavëri konsensuale, shkruan sot Koha Ditore, shkrimin e “The New York Times”.

Por ky film nuk është se merret shumë me vetë romanet. Historitë që ato kanë rreth feminizmit dhe seksualitetit femëror lihen të nënkuptohen në skenar (të shkruar nga Bill Holderman dhe Erin Simms) sepse ato janë të shkruara në fytyrat e yjeve që janë pjesë e filmit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)