Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Roxane Gay i tregon Dua Lipës se libri me Channing Tatum përmban shumë intimitet

Roxane Gay, Dua Lipa dhe Channing Tatum

Roxane Gay, Dua Lipa dhe Channing Tatum

Foto: Associated Press

Autorja e njohur për librin “Bad Feminist”, Roxane Gay, është duke bashkëpunuar me aktorin Channing Tatum në një roman romantik.

Aktorit 45-vjeçar i është bashkuar Gay në këtë projekt, ndërsa ajo në podcastin "Service95" , të shqiptares me famë botërore, Dua Lipa, ka treguar edhe mënyrën interesante se si nisi bashkëpunimi i tyre, ka shkruar FemaleFirst.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një gazetare e pyeti nëse e dinte që ekzistonte një shkrimtare që kishte simpati për të dhe kishte shkruar një libër të quajtur 'Bad Feminist'. Ai tha: ‘Nuk e kam dëgjuar, por do ta shoh’. Dhe pastaj e bëri”, ka treguar Gay.

Ajo ka shtuar se kur Tatum u kontaktua për një projekt libri, ai kishte një kusht.

“Do të doja shumë ta bëja, nëse mund ta shkruaj bashkë me këtë person”, ka thënë ajo.

Gay ka zbuluar se libri pritet të publikohet “shpresojmë vitin e ardhshëm” dhe se do të jetë mjaft sensual.

“Është shumë seksi. Ka shumë, shumë seks”, ka thënë ajo.

Ky projekt u njoftua fillimisht në vitin 2023 dhe dyshja po merr kohën e nevojshme për ta realizuar sa më mirë.

Sipas Gay, historia është e bazuar në një ide të njohur: dy persona bien dakord që, nëse mbeten beqarë deri në një moshë të caktuar, të martohen, dhe më pas bien në dashuri.

“Një martesë e rregulluar me dëshirë… me shumë skena në një furrë buke”, e ka përshkruar ajo me humor.

Tatum ka përvojë në shkrim, pasi ka publikuar serinë e librave “Sparkella”, të frymëzuar nga vajza e tij Everly, të cilën e ka me ish-bashkëshorten Jenna Dewan.

Në një intervistë për "Vanity Fair", Gay vlerësoi qasjen e aktorit.

“Ai është shumë i vetëdijshëm për privilegjin që ka. Nuk kërkon falje për këtë, gjë që është freskuese. Është një burrë i famshëm, i pasur dhe shumë tërheqës – dhe nuk bën sikur nuk është kështu. Por mbi të gjitha, i trajton mirë njerëzit”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar gjithashtu se Tatum bëri “gjënë e duhur” duke u siguruar që të dy të paguhen njësoj për librin.

“Nuk duhet t’u japim medalje njerëzve që bëjnë gjënë e duhur, por në të njëjtën kohë, shumë nuk e bëjnë, prandaj kur ndodh, vlen të përmendet”, ka thënë ajo.