Në një seri të re, “Variety” ka biseduar me regjisorët e filmave që janë në listë të ngushtë për filmin më të mirë ndërkombëtar në “Oscars”. Ata tregojnë për rrugëtimin e tyre drejt çmimit dhe çfarë kanë mësuar deri më tani dhe çfarë i ka zënë të papërgatitur
Drama për triumfin përkundër fatkeqësive, “Zgjoi”, që është e bazuar në ngjarje të vërtetë, ka në qendër një grua kosovare, burri i së cilës është zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Përpjekjet e saj për të nisur një biznes bien ndesh me pritjet armiqësore të burrave të fshatit. Filmi vitin e kaluar triumfoi në “Sundance” duke marrë çmimin e audiencës, atë për regji dhe atë të jurisë.
“Variety”: Çfarë nënkupton për ju fakti se jeni në listë të ngushtë për filmin më të mirë ndërkombëtar?
Blerta Basholli: Do të thotë shumë dhe është një nder në shumë mënyra. Para së gjithash, për shkak të historisë frymëzuese të grave të Krushës, të cilat vendosën të bëjnë diçka për veten dhe fëmijët e tyre dhe e bënë atë; për shkak të të gjithë atyre që punuan shumë dhe vendosën pasionin e tyre në këtë film; dhe për shkak të vendit tonë të bukur të vogël- Kosovës. Njerëzit kanë kaluar nëpër shumë gjëra në këtë vend dhe rrugëtimi i “Zgjoit” po u jep shpresë. Të gjithë, me plot kuptimin e fjalës, të gjithë janë krenarë për filmin tonë dhe të gjithë po na përkrahin në këtë rrugëtim.
“Variety”: Cili ka qenë aspekti më sfidues i fushatës suaj deri më tani?
Edhe
“UPward” në zgjerim, me çmim kryesor mbërrin deri në Bangladesh
Blerta Basholli: Filmi e filloi udhëtimin e tij të bukur virtualisht në “Sundance”, ku theu rekorde dhe bëri histori me tri çmime dhe ndryshoi jetën e filmit dhe tonën. Dhe për disa muaj vazhdoi të ishte kështu, dhe ato që na mungonin ishin shfaqja me prezencë fizike të publikut dhe dëgjimi i reagimeve. Unë nuk kam shumë përvojë në kampanja, prandaj kisha dyshimet e mia se si t’ia bëja me këtë proces, por për mua deri tani gjithçka ka qenë shumë bukur. Ne kemi pasur mundësinë që ta shfaqim filmin, të bisedojmë me shumë njerëz, të dëgjojmë drejtpërdrejt nga ata se si filmi i ka prekur dhe i ka frymëzuar. Për mua ishte një mënyrë tjetër - një mënyrë e bukur - për ta përjetuar këtë rrëfim edhe një herë.
“Variety”: Edhe pse jeni në listën e ngushtë në kategorinë për filmin më të mirë ndërkombëtar, kategoria për filmin më të mirë u është shmangur filmave të huaj. “Parasite” (2019) ishte fituesi i parë në histori. A mendoni se zërat ndërkombëtarë janë të minimalizuar nga mediat dhe kritikët?
Blerta Basholli: Kur flas, për t'iu dhënë shpresë njerëzve nga një vend i vogël si Kosova, "Parasite" e bëri pikërisht këtë kundrejt meje dhe mendoj se ndikoi edhe tek të gjithë kineastët ndërkombëtarë. Përveç faktit që “Parasite” është një film i jashtëzakonshëm dhe Bong Joon-Ho është një regjisor brilant, fitorja ndryshoi shumë gjëra dhe mbi të gjitha frymëzoi dhe u dha shpresë shumë prej neve. Dhe mezi pres që më shumë filma ndërkombëtarë të fitojnë në këtë kategori.
“Variety”: Kur përpiqesh të bësh audiencën masive të shikojë një film ndërkombëtar, duket se ka një fokus te kohëzgjatja e një filmi, por kur diçka si "Avengers: Endgame" zgjat tri orë, fansat e “Marvel-it” janë të entuziazmuar dhe thonë se mund ta kishte zgjatur edhe më shumë. A është kjo e drejtë?
Blerta Basholli: Nga këndvështrimi im, zgjatja e një filmi nuk është diçka që duhet shikuar dhe të shërbejë si përcaktues se a është një film i mirë apo jo. Rrëfimi ka rëndësi gjithmonë sesi i prek njerëzit.
“Variety”: Akademia ka favorizuar vendet evropiane, me Italinë dhe Francën që janë shpërblyer trefish më shumë krahasuar me një vend si Japonia. Si mundet ne të inkurajojmë më shumë diversitet nga të gjitha vendet e botën?
Blerta Basholli: “Dhoma e shfaqjeve të akademisë” është një burim relativisht i ri dhe është diçka jashtëzakonisht e vlefshme, në mënyrë që anëtarët e akademisë të kenë qasje me lehtësi në filma nga e gjithë bota. Plus, triumfi i filmave si "Parasite" duket se tregon se e gjithë industria e filmit po bëhet më e larmishme dhe më e hapur ndaj filmave të arrirë, pavarësisht se nga cili vend janë.
“Variety”: Ju po përfaqësoni vendin tuaj në një organ/organizatë amerikane të çmimeve (ani pse ka votues që janë ndërkombëtarë). Si ndiheni në lidhje me këtë përfaqësim?
Edhe
Basholli: “Dua” s’është vetëm historia ime dhe kjo më frikësonte
Blerta Basholli: Një përgjegjësi e madhe dhe një nder. E gjithë Kosova i ka sytë nga ne, plus ne njihemi si njerëz që e duam shumë Amerikën. Amerika e ndihmoi vendin tonë të çlirohej dhe ne do të jemi përgjithmonë mirënjohës për këtë, dhe njerëzit e lidhin përfaqësimin tonë edhe me këtë, dhe kanë pritshmëri të mëdha.
(Variety)