Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Berisha tregon kush ka rolin më të vështirë, regjisorja apo aktorja

Një përgjigje interesante ka dhënë regjisorja Burbuqe Berisha në pyetjen se kush ka rolin më të vështirë në një projekt, regjisorja apo aktorja.

Në “Talk” të KTV-së ajo ka thënë se “aktoret që mos të hidhërohen”, por ka shtuar se e vërteta është ndryshe.

Sipas saj, regjisoret janë ato që bëjnë punën kryesore dhe duhet të kujdesen për çdo gjë që të realizohet një film apo një shfaqje me sukses.

Ajo po ashtu ka rrëfyer se çka shijon një aktor dhe një regjisor gjatë filmit apo shfaqjes.