Tiranë, 24 nëntor - Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim AADF nënshkruan sot në Razmë, Shkodër, memorandumin e mirëkuptimit për përgatitjen e dosjeve të aplikimit dhe regjistrimit të katër dukurive të trashëgimisë jo-materiale shqiptare në “Listën Përfaqësuese të Dukurive Jo-Materiale të Njerëzimit” të UNESCO-s.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila tha se “kemi rrugë të vështirë përpara, por të bindur t’ia dalim me sukses, lidhur ngushtë me komunitetin lokal”.
“Rrethuar nga natyra e mrekullueshme, në Razëm, nënshkruam sot Memorandumin e mirëkuptimit për përgatitjen e dosjeve të aplikimit dhe regjistrimit të katër dukurive të trashëgimisë jomateriale shqiptare në “Listën Përfaqësuese të Dukurive Jo-Materiale të Njerëzimit” të UNESCO-s. Bëhet fjalë për katër pasuri të jashtëzakonshmë shqiptare, me të cilat ne krenohemi e fëmijët tanë nuk do të na e falnin nëse nuk do t’ua trashëgonim. E jo vetëm kaq, por ta ndanim edhe me botën”, – tha Margariti.
Ministrja Margariti bëri të ditur se këto pasuri janë “K’cimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, pasuri e folklorit koreografik, si tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare, rituali i lashtë i shtegtimit të bagëtive”, ritual shumë i vjetër, që zhvillohet nga Veriu në Jug të Shqipërisë, “Xhubleta”, kjo veshje e rrallë, e mrekullueshme, si teknologji dhe ribërje artizanale unikale dhe të formave të përdorimit të saj dhe “Eposi i Kreshnikëve”, i kënduar dhe shoqëruar në lahutë, si tipologji e trashëgimisë shpirtërore jo materiale shqiptare”/ATSH.
{gallery}
-
“Kcimi i Tropojës” e Eposi i Kreshnikëve ndjekin xhubletën në UNESCO
-
Nga Eposi i Kreshnikëve, Vallja e Tropojës e Xhubleta, dosjet e Shqipërisë që konkurrojnë në UNESCO
-
“Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës” dhe... i shtohen listës së pasurisë shpirtërore për mbrojtje
-
Shqipëria i bashkohet nismës për përfshirjen në UNESCO të artit të thurjes me grep
-
“K’cimi i Tropojës” në UNESCO – thesar i trashëgimisë botërore