Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Banksy provokon me veprën kundër BREXIT-it

Artisti Banksy shihet prapa veprës misterioze që është shfaqur në një urë në qytetin e Hullit në Angli.

Në një fotografi në Instagram Banksy ka konfirmuar se murali është vepra e tij më e re dhe që ka një mesazh kundër BREXIT-it.

Një djalosh me një helmet dhe shpatë shihet përkrah fjalisë “Draw the raised brige” [Ule urën e ngritur], ka provokuar rrjetet sociale, derisa drejtuesit e qytetit kanë kërkuar heqjen e këtij grafiti.

John Abbott njëri prej drejtuesve të qytetit ka kërkuar heqjen e veprës së Banksyt, por pranon se ka një mundësi që të ruhet ajo.

“Duhet të pastrohet pastaj të fotografohet dhe të mbahet, pasi Banksy nuk është njeri pa talent”, ka thënë ai.

Image

Image

Image
Artikuj të ngjashëm