Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Baby Driver” me adrenalinën e shpejtësisë

Në vitin 2011 një banor i Oaklandit në Michigan bëri sensacion pasi që ngriti padi kundër filmit “Drive” të Nicolas Windingut, me akuzën se nuk ka pasur mjaftueshëm vozitje të shpejta deri në limit.

I njëjti person mund ta bëjë të njëjtën gjë për Edgar Wright, regjisorin e filmit “Baby Driver”, vetëm nëse në vend të shoferit në timon do të ishte një foshnje me pelena, që mundohet të vozisë bishën M25, transmeton “Koha Ditore”. Titulli “Baby Driver” aludon tek një i ri ekstremist i shkujdesur, i cili portretizohet nga Ansel Elgort.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është një vepër shumë me stil dhe tepër interesante, film veror mjaftueshëm “cool” që ta bën trurin të ngrihet si të ishte një episod i segmentit “Carpool Karaoke” të James Corden, por nën drejtim të Walter Hillit.

Elgort në mënyrë brilante luan shoferin adoleshent i cili punon për Doc (Kevin Spacey), i cili është mjeshtër i plaçkitjes së bankave me ekipin e tij që përbëhet nga Buddy (Jon Hamm), Darling (Eliza Gonzalez) dhe i paqëndrueshmi Bats (Jamie Foxx). Baby në mënyrë të vazhdueshme ka nevojë për muzikë, të cilën e dëgjon nga iPodi i tij antik, në mënyrë që të gjejë inspirimin, teksa belbëzon ngadalë këngët që dëgjon edhe atëherë kur e drejton veturën gjithandej me një shpejtësi që të lë pa frymë.

Këtë gjë e bën edhe për faktin se vuan nga tingëllima në vesh dhe ka nevojë për muzikë që të mos e dëgjojë atë zhurmë që i gumëzhin në kokë.

“Baby Driver” është pak sikur trileri parisien “Diva” i Jean-Jacqyes Beineiz i viteve ’80, duke ofruar kolonë zanore emocionuese duke i dhënë shikuesit një ndjenjë për të kërcyer diku në mes të muzikës që duhet të ekzistojë në aksion, që është muzika që vjen nga kufjet e Babyt dhe muzika që ekziston vetëm në kolonë zanore, e imponuar nga jashtë.

Ka momente kur eksplodimet dhe gjuajtjet me armë përkojnë me ritmin e baterive që tingëllojnë shumë të pastra për të qenë koincidencë reale dhe kjo është pjesë e shakasë dhe pjesë e efekteve. Baby është një djalosh me kujtime jo të lumtura që shpalosen nëpërmjet montazheve me ngjarje nga e kaluara... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.