Një copë historie e ka përjetësuar në suvenire të ndryshme.
Në punimet e saj, Ilire Lepaja gërsheton teknikën tradicionale me atë moderne.
Suvenire të ndryshme, ajo i ka veshur me simbole kombëtare dhe elemente që përfaqësojnë shtetësinë e Kosovës, raporton Express i KTV-së.
Transformimi i simbolit të shtetësisë së Kosovës, është vetëm një nga objektet e paraqitura në kartolina.
Aty janë ilustruar pamje të ndryshme të vendit.
Veshje të trevave të ndryshme shqiptare dhe objekte që simbolizojnë qytete të Kosovës, po ashtu janë pasqyruar në artin e saj.
Edhe
Kosova në suvenire
Meqë festat e fundvitit po afrojnë, Lepaja ka dizajnuar edhe kalendarin e vitit 2020. Momentet e veçanta të muajit që po vjen, blerësit mund t’i ruajnë në formë të kartolinave.
Një frymë më tradicionale për 28 nëntorin, ajo e ka vendosur përmes simboleve kombëtare të vendosura në çanta.
“Art e Zanat” është vetëm një lokacion në qendrës të Prishtinës, ku Ilire Lepaja e prezanton punën e saj. Suveniret e realizuara nga Lepaja shiten edhe në Aeroportin e Prishtinës dhe në disa vende të tjera.