Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Artistët shqiptarë rizbulojnë të përbashkëtat në Graz

Prishtinë, 15 tetor – “Të rizbulojmë të përbashkëtat” është titulli i ekspozitës që do t’i bëjë bashkë veprat e tetë artistëve nga Shqipëria dhe Kosova, në Graz të Austrisë. Që nga e premtja e kësaj jave, kur do të hapet ekspozita, për tri javë veprat e Albana Ejupit, Haxhi Fejzullahit, Destan Gashit, Resul Isufit, Admir Përvathit, Edi Ramës, Adriana Sedajt e Naim Spahiut do të jenë në dispozicion të audiencës austriake. Ekspozita do të hapet në Pallatin Lanhaus të ndërtuar më 1527, e që është një prej objekteve simbol sa i përket renesancës në qytetin e Grazit.

Ekspozita që synon të gjejë të përbashkëtat e vendeve shqiptare organizohet në kuadër të “Vitit kulturor Shqipëri-Austri”, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Sipas organizatorëve qëllimi është që potenciali i artistëve shqiptarë të dalë sa më shumë në pah në vendet evropiane. Ekspozita, që organizohet nga Shoqëria Shqiptare në Graz, nuk do të përfundojë vetëm me shpalosjen e punimeve (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)