Karakteristikë e këtyre qaforeve janë gurët me ngjyra të llojllojshme.
Perlat e krijuara nga Zana Driza-Haxhibeqiri punohen me gurë natyrorë e disa prej tyre kanë për bazë guaskën e detit.
Artistja nga Prizreni i kushton shumë rëndësi kombinimit të gurëve e ngjyrave të këtyre stolive.
E gjithë kjo punë nisi si frymëzim nga një palë inxhi të nënës së saj.
Zana e filloi këtë pasion si e re, pa e menduar se do ta kthente në profesion. Ajo kujton se në mbrëmjen e maturës, qaforja e saj kishte rënë në sy për shkak të madhësisë.
Zana Driza-Haxhibeqiri aktualisht po punon për ta realizuar një seri qaforesh për nuse.