Valtida Shukriu, tash e një dekadë, bën vepra arti me materiale të riciklueshme. Së fundi, ajo po u jep ngjyrë edhe gurëve të mbledhur në Lumbardh.
Qaforet unike janë krijime punëdore nga juristja që artin e ka pasion prej kohësh.
Shukriu, rrëfen sesi zuri fill ideja që të krijojë qafore me materiale të ndryshme.
Shumë prej qaforeve lidhen me një rrëfim, por më e veçanta është ajo që Shukriu e ka krijuar me një bluzë që gjyshja e saj e solli nga Australia, raporton KOHA.
Gjatë ditëve të izolimit në Prizren, Shukriu ka pasur më shumë kohë të krijojë qafore dhe t’i vërë në shitje nëpërmjet rrjeteve sociale.
Edhe
Arti i qaforeve punëdore
Përveç qaforeve unike, ajo po u jep ngjyrë edhe gurëve të Lumbardhit. Me këtë lloj arti, ajo po mundohet ta përcjellë një mesazh të rëndësishëm.
Valtida Shukriu, vitin që shkoi e publikoi katalogun “Prizren Doors and Windows” që përmbledh njëzetekatër dyer të cilat promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore të qytetit historik.