Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Arti është fuqia e rikthimit të utopisë

Për kritikun e artit, drejtorin artistik dhe drejtorin e institucioneve me renome ndërkombëtare, Jérôme Sans, artistët janë çelësi i një shoqërie. Në konceptet e tij për shoqëritë, ato nuk mund të ekzistojnë pa iu dhënë rëndësia e duhur artistëve. Sans është i bindur se jeta pa art është e barabartë me zero.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, për Sans, që është bashkëthemelues i Palais de Tokyo në Paris, arti ofron mundësi që të marrësh vesh gjërat nga një tjetër kontekst. Sans që ka qëndruar në Kosovë si kurator i ekspozitës “Të dua pa e ditur” të artistit Sislej Xhafa, ka thënë se politika ka kohë që ka dështuar në realizimin e ëndrrave të njerëzve.

Utopia, sipas tij, tashmë është në duar të artit. Kuratori që nga viti 2008 deri më 2012 ishte drejtor i qendrës për art bashkëkohor “Ullens” në Pekin, e cila u afirmua si qendër madhore e artit bashkëkohor në Azi, ka thënë se vendet si Kosova duhet të investojnë në art, kulturë e turizëm.

Sipas tij, kësisoj aktualisht janë duke jetuar edhe disa prej shteteve më të mëdha evropiane. Kuratori i Bienales së Taipeit, asaj të Lyonit më 2005 e disa organizimeve të tjera artistike, ka thënë se ky shekull është i artit bashkëkohor e jo i muzeve që hapen në ora 08:00 dhe mbyllen në orën 18:00. (Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm