Arkitektura e peizazhit, që ka për qëllim transformimin e mjedisit dhe mënyrës së qasjes ndaj saj, si disiplinë filloi rreth vitit 1800. Evoluoi shumë shpejt gjatë shekullit XX, ndërsa tash është edhe më e përhapur.
Zviceranët njihen për ekspertizën në këtë fushë dhe punën që kanë bërë arkitektët e këtij shteti gjatë viteve në dizajnimin e kopshteve, rrugëve e hapësirave publike, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTre vite më parë, ekspertët zviceranë të kësaj fushe nisën të mbledhin informacione e material për arkitektët e peizazhit dhe projektet e tyre. Rezultat i këtij kërkimi është ekspozita të cilën e kanë titulluar “The Swiss Touch in Landscape Architecture”.
Pas shpalosjes së kësaj ekspozite në gati 160 shtete të botës, të martën, e njëjta u hap edhe në Prishtinë, në kuadër të “Festivalit të Arkitekturës në Kosovë” që sivjet vjen për herë të parë në këtë format të zgjeruar, pas katër edicioneve të “Javës së Arkitekturës në Prishtinë”.

Arkitektë të njohur nga vende të ndryshme të botës mbajnë ligjërata, punëtori e ekspozita që i përgjigjen temës së sivjetme “Back to the Future” një këndvështrim modern për të kaluarën, veçmas në arkitekturë. Festivali që zyrtarisht u hap të hënën, këtë vit ngjarjet i ka shtrirë edhe në Gjakovë, Pejë, Prizren, Ferizaj e Gjakovë.
Bekim Ramku, drejtor i këtij Festivali të Arkitekturës në Kosovë, ka thënë se kjo ekspozitë ka rëndësi të madhe për shkak se flet për një fushë të arkitekturës që njihet pak në Kosovë.
Aktivitetet e ditës së dytë të Festivalit vazhduan me ligjëratat, të cilat tashmë janë bërë pjesë kryesore e programit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.